U mbajt Akademi përkujtimore për ish kryetarin e Komunës, Ukë Bytyçi
Komuna e Suharekës, në 19 vjetorin e vrasjës ka përkujtuar sot ish kryetarin e Komunës Ukë Bytyçi dhe dy shoqëruesit e tij Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin. Në Akademinë e mbajtur me këtë rast ka folë kryetari i Komunës z. Bali Muharremaj dhe kryetari i LDK-së dega në Suharekë, z. Ardian Shala. Ndërsa në emër të familjës, ka përshëndetur të pranishmit, djali i Ukës, Flamuri.
Në shenjë nderimi dhe përkujtimi delegacione të ndryshme kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule te shtatorja e Ukës, mbi varrin e tij në Semetisht dhe në atë të Bajram Bytyqit dhe Bafti Bajramit në fshatin Nishor.