Forca të sigurisë janë shtuar pranë shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ai është kërcënuar
Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha Kryeziu