Ekipet mobile të vaksinimit sot dhe nesër do të jenë në shtatë qytete

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme ekipet mobile të vaksinimit kundër COVID-19 do të jenë në shtatë sheshe në qyteteve të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur përmes njoftimit ekipet mobile të vaksinimit do të jenë në: Prishtinë sheshi “Zahir Pajaziti”, në Prizren sheshi “Shatërvani”, në Pejë sheshi “Akademikët”, në Gjakovë sheshi “Nëna Terezë”, në Mitrovicë sheshi “ Mehë Uka”, në Ferizaj sheshi “Adem Jashari” dhe në Gjilan sheshi “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”

Ndërkohë, të gjitha qendrat e vaksinimit, gjithashtu, vazhdojnë të ofrojnë shpejt, lehtë dhe sigurt vaksinimin për çdo qytetar, sikurse deri më tani.

Vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjen dhe të tjerët!”, thuhet ndër të tjera në njoftim.