Berisha për Kurtin dhe Muratin: Me pagën e Kosovës, nuk mund të blesh as biletë për Zagreb


Opinionistja Kimete Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se Kosova me këtë zhvillim ekonomik, po shkon drejt standardeve të Kroacisë.

E për këtë, Berisha shkruan thotë se me pagën e Kosovës nuk mund të blesh as biletë për Zagreb.

Postimi i plotë:

Nanë oj nanë, Kosova Kroaci!

Me pagën e Kosovës ti nuk mund të blesh as biletë për Zagreb.

E edhe nëse i mbledh paret për biletë, kur mbërrin atje, Kryqi i Kuq duhet të merret me fatin tënd, derisa të dorëzojnë si fakirin në ambasadë, për kthim prapa në mjerim.

Hekuran Murati si Huckeberry Finn, nuk ka lidhje me Kosovën, jeton veç në ëndrra e në aventura.

Është bestyt, i paedukuar, gënjen, mashtron, vjedh, fantazon, për ta kaluar lumin.

Që mashtron s’ka dert, është gjë normale, ama që kujton se po i beson dikush, është qesharake.

Dhe ky më shumë na nervozon kur na bën të qeshim.

Nuk bëhet fjalë këtu për zhvillim ekonomik, në Kosovë bëhet fjalë për mbijetesë, Huck!

Që pa diasporën, Kosova as s’do të ekzistonte si shtet.

Jo që s’ka zhvillim, por Kosova kurrë nuk ka qenë më e varfër.

Nuk fallsifikohet varfëria.

Pasurinë edhe mund ta mbash fshehtë, të shtiresh si i varfër duke qenë i pasur, ama varfëria nuk mund të mbahet sekret.

Jemi populli më i varfër në Evropë.

Me papunësi trishtuese dhe me ndihma sociale që i quajnë paga.

Këtu nuk ka punëdhënes, ka vetëm skllavopronarë.

Por Albin Kurti dhe Hekuran Murati e mohojnë të vërtetën, e zbukurojnë trishtimin dhe e prezantojnë para botës një rren të madhe, për një Kosovë që ekziston vetëm në psikozën e tyre.

Se çfarë sjell e ardhmja po dihet…

si mund të korrim ne diçka që nuk e kemi mbjell!

Tash edhe më keq seç ka qenë, kjo qeveri e ktheu modën e asaj varfërisë burimore shqiptare, që kur del me shoqni, bën kishe e kam harru kuletën.

‘A e ke bre q’aty 1 euro, se e

paskam harru kuletën’!

— Kur e pi kafen pa pare, e ta paguan dikush të duket sikur ja ke lshu ‘kemrren’!

…e konsideron veten se ke dal profit: ‘Shuj se e nxjerra ditën’!

Albin Kurti dhe Hekuran Murati po bëjnë tregti me varfërinë tonë.

Po na e vjedhin edhe varfërinë.

Po e mohojnë realitetin tonë para botës, duke prezantuar suksese që nuk ekzistojnë, dhe kjo është çmenduri që na merr më qafë.

Sot neve nuk na intereson e ardhmja, që na e parashikon Albin Kurti.

Sepse, e ardhmja nuk ‘ekziston’!

Ne jemi mbushur mend dhe tash neve na intereson vetëm e sotmja, na intereson sa pare i kemi në xhep, sot.

P.S. Madje edhe Armend Rexhepagiqi në një momet e ka përjetuar një ‘bllok kreativ’, kur nuk ka gjetur fjalë për vargun e këngës ‘Treni vonohet’, dhe ia ka futur trup:

T T T treni treni vonohet.