Milani tregon fuqinë, mposhtë Romën në Olimpico

Milani ka fituar me rezultat 2-1 në udhëtim te Roma në kuadër të javës së 11-të në Serie A.

Giallorossët e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Lorenzo Pellegrinit qysh në minutën e tretë, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Momenti kryesor i pjesës së parë erdhi në minutën e 26-të, kur Zlatan Ibrahimovic realizoi nga gjuajtja e lirë një super gol.

Milani arriti të shënonte edhe një herë përmes Rafael Leaos, por që gjyqtari anësor e anuloi atë për pozitë jashtë loje.

45 minutat e dytë fillua mjaftë furishëm, me Ibrahimovicin që shënoi edhe një herë në minutën e 50-të, por që VAR-i e anuloi për pozitë jashtë loje.

Por, suedezi nuk u dëshpëruar edhe shumë, pasi arriti të fitonte një penallti, shkaku që u ndalua në zonën e rreptësisë nga një anëtar i Romës.

Penalltinë e mori përsipër ta gjuante Franck Kessie, që e konvertoi në gol në minutën e 57-të.

Gjërat paksa filluan të përkeqësohen për Milanin, shkaku që Theo Hernandez pranoi kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Roma më pas arriti të ngushtonte epërsinë e mysafirëve në 2-1 me golin e realizuar nga Stephan El Shaarawy (90+3), por që nuk ishte i mjaftueshëm

Pas javës së 11-të, Milani është në vendin e dytë me 31 pikë, aq sa ka edhe Napoli si lider, ndërsa Roma gjendet në të pestin me 19 sosh.