Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka kërkuar nga Komisioni për Integrime Evropiane që mediat të mos jenë prezente në mbledhjen ku ajo do të raportojë për shtetet jonjohëse të Kosovës.
Në një korrospodencë zyrtare ndërmjet Sharr Jakupit, shefit të kabinetit të ministres Gërvalla dhe një koordinatoreje të kuvendit, Jakupi kërkon që ministrja Gërvalla të raportojë pa praninë e mediave në komision
“Për faktin se integrimi evropian nuk bien në fushën e përgjegjësisë së ministres tonë por në fushën e ministrit Bislimi, do të flasim për çështjet e shteteve jonjohëse dhe organizatave ndërkombëtare”, shkruan Jakupi në komunikimin me koordinatoren e kuvendit.
“Gjithashtu kërkoj që mediat të lejohen vetëm në fillim të mbledhjes për pamje, sepse duhet të respektojmë konfidencialitetin kur bëhet fjalë për shtetet jonjohëse”, thuhet në e-mailin e Jakupit.
Jakupi, ka pranuar pjesëmarrjen e ministres në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane që do të mbahet këtë javë./Paparaci