Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po kërkon nga të gjitha komunat, që të lirohen nga tarifat e shfrytëzimit të hapësirave publike, përkatësisht të terasave edhe për katër vitet e ardhshme.
Sipas tyre, masat mbështetëse të nivelit qendror edhe atij lokal gjatë pandemisë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në lehtësimin e të bërit biznes në rrethana të jashtëzakonshme të shëndetit publik dhe ekonomik.
Përmes një shkrimi në Facebook, ata thonë se vitin e kaluar një numër shumë i madh i komunave i kanë liruar këto shfrytëzime nga pagesa, duke ndikuar pozitivisht në gjendjen ekonomike të gastronomisë.
Si Shoqatë, po e bëjmë këtë shkrim në formë të lutjes, në mënyrë që ky shembull i mirë, të praktikohet në çdo Komunë, sepse një i tillë mund të mos duket shumë, mirëpo është shumë i nevojshëm lehtësimi në afarizëm në rrethana jo normale që po kalojmë si sektor”, thuhet në postim.