Zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje-Kaçanik, Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Zhegër, mbrëmë, në rrugët e fshatit Zhegër, kanë identifikuar një automjet, si të dyshuar që mund të kontrabandonte mall.
Pas ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore, automjetin e dyshuar e kanë gjetur të braktisur në një rrugë, ku është lokalizuar nga Policia si dhe pronari i automjetit është identifikuar dhe ndodhet në kërkim, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë kontrollimit të automjetit të dyshuar janë gjetur një sasi e konsiderueshme e llojeve të ndryshme të barnave të cilat janë konfiskuar si prova/dëshmi relevante:
Kamagra 19X50x7,
Daleron 25x8x500,
Kalcium 6x40x50+40x40x50,
Testosterone118x5x10,
Clenbutero l94x5x100,
Lunata 5x12x10,
Sintrom 1000 x20,
Lexilium 22x10x30,
Sulfaspalim 98×50,
Vitamin A+D3 120×50,