Premier Liga është e mbushur plot me menaxherë elitarë. Ajka e trajnerëve botërore udhëheq pothuajse secilin ekip në ligë.
Të martën në Premier League u kthye edhe një herë Antonio Conte, por jo në Manchester United siç flitej javën e kaluar. Ai u bë udhëheqës i skuadrës londineze, Tottenham. Italiani thuhet se do të fitojë 15 milionë funte (17.5 milionë euro) në vit pasi nënshkroi një kontratë me Spurs deri në verën e vitit 2023.
Por ku renditet Conte në krahasim me menaxherët tjerë të Premier Ligës?
Pep Guardiola i Manchester Cityt kryeson listën e menaxherëve më të paguar në ligë. Paga e tij është e frikshme për një trajner, plot 20 milionë funte në vit (23.5 milionë euro).
Antonio Conte tani është i dyti në këtë listë, bashkë me Jurgen Kloppin e Liverpoolit. Të dy marrin nga 15 milionë funte në vit (17.5 milionë euro).
Brendan Rodgers vjen në vendin e katërt me 10 milionë funte në vit në llogarinë e tij bankare nga punëdhënësi, Leicester City.
Marcelo Bielsa plotëson top-peshën me 8 milionë funte.
Nëse nuk shkarkohet, Ole Gunnar Solskjaer mbetet në vendin e gjashtë më 7.5 milion funte.
Menaxherët më të paguar në Premier League:
- Pep Guardiola (Man City): 20 milionë funte
- Antonio Conte (Tottenham): 15 milionë funte
- Jurgen Klopp (Liverpool): 15 milionë funte
- Brendan Rodgers (Leicester): 10 milionë funte
- Marcelo Bielsa (Leeds): 8 milionë funte
- Ole Gunnar Solskjaer (Man Utd): 7.5 milionë funte
- Rafa Benitez (Everton): 7 milionë funte
- Thomas Tuchel (Chelsea): 7 milionë funte