I riu nga Bllaca e Suharekës- kampion i karatesë në Gjermani
Lirant Suka është njëzet vjeçar nga Bllaca e Suharekës dhe është i rritur në Gjermani. Krahas angazhimeve në mësime, ai që nga mosha shtatë vjeçare ka filluar të merret me sport dhe ate me karate. Sportin e do shumë dhe është i përkushtuar që të radhit suksese në këtë lami. Liranti deri më tash ka fituar shumë trofe nëpër gara të ndryshme dhe është shpallur fitues i shumë takimeve sportive. Së fundmi ai ka arritur që të jetë kampion në Gjermani. Në të ardhmën synon që të përfaqsojë Shtetin e Kosovës në garat tjera kampionale në disciplinën e karatesë

