Gjermania edhe sot ka shënuar rekord të numrit të rasteve të reja me COVID-19 për të dytën ditë radhazi.
Institucionet në Gjermani raportuan 37.120 raste të reja në 24 orët e fundit, shifër më e lartë sesa rekordi i djeshëm me 33.949 raste.
Përpos numrit të madh të infektimeve, gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani u shënuan edhe 154 viktima të Covid-19.