Lajmi i Fundit

Digjet një trafo e energjisë elektrike në Suharekë (FOTO)

Një trafo e energjisë elektrike ka marrë flakë, sot gjatë mbrëmjes në Suharekë, saktësisht në fshatin Tërrnje, shkruan Gazeta Sinjali.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit, të cilët kanë treguar se zjarri është lokalizuar me kohë. 

Ata përmes një postimi në Facebook kanë publikuar edhe pamje nga vendngjarja.