Është arrestuar një person në Ferizaj pasi që i njëjti ka sulmuar me thikë djalin e axhës, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bën të ditur policia, pas sulmit viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari për “Lëndim të rëndë trupor” është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 05:45, në Ferizaj.