Shefi i BE-së në Serbi për muralet e Mlladiq: Kriminelët e luftës s’duhet të lartësohen

Shefi i Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, ka thënë se BE-ja ka qëndrim të qartë se kriminelët e luftës s’duhet të lartësohen ose të mohohen.

Këtë ai e deklaroi në takimin që pati me ministrin e Brendshëm, Aleksander Vulin.

Vulin dhe Giaufret diskutuan mbi ndodhitë e ditëve të fundit, ku shefi i BE-së në Serbi i ka thënë atij qartë se duhet të përmbahen nga lartësimi i kriminelëve të luftës dhe nga mohimi i krimeve të luftës për të promovuar pajtimin.

Zyrtari evropian ia kujtoi poashtu se organizatat joqeveritare dhe organizatat që angazhohen për të drejtat e njeriut luajnë rol në ngritjen e vetëdijes së të drejtave civile dhe politike, dhe ato duhet të lejohen të punojnë pa u penguar.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin ka thënë se ministria e tij mbron të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata që ishin në protestë pavarësisht nëse ishin pro apo kundër muralit të kriminelit të luftës Mlladiq