Miratimi i Ministrisë së Shëndetësisë për dozën e tretë të vaksinës COVID-19, çështje ditësh

Miratimi për aplikimin e dozës së tretë në Kosovë, të vaksinës për mbrojtje ndaj Covid-19, është çështje ditësh.

Kështu kanë bërë të ditur burime për Klankosova.tv, brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe mësohet se doza e tretë e vaksinës ndaj Covid-19, në Shqipëri veçse është duke u aplikuar që nga fillimi i muajit nëntor.