Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka vendosur të shpallë “non grata” dhe t’i ndalojë hyrjen në vend presidentit të Nikaraguas, Daniel Ortega.
Së bashku, me presidentin Ortega iu është ndaluar hyrja në SHBA dhe bashkëshortes së tij, zv/presidentit Murillo si dhe disa ministrave të tjerë të vendit të Amerikës Qendrore nën akuzën se kanë kryer “atentat” ndaj demokracisë.
Lista shumë e gjatë e personave të padëshiruar përfshin edhe disa ligjvënës, anëtarë të qeverisë, kryetarë bashkish dhe deputetë të tyre të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut dhe ndëshkim të protestuesve paqësorë, si dhe një sërë zyrtarësh të lartë të sigurisë, agjencive qeveritare, administratës së burgjeve, gjyqësorit dhe ministrisë së Punëve të Brendshme.