Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24-orësh mbi gjendjen me COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa, nga 1.498 persona që janë testuar nën dyshimin se janë të infektuar me COVID-19, pozitiv kanë rezultuar 11.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kohore, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Mirëpo, mbi një milion e gjysmë qytetarë janë vaksinuar për tu mbrojtur nga koronavirusi.