Driton Selmanaj i LDK-së, ka replikuar ashpër me ministren Albulena Haxhiu e cila ka folur për Ligjin për Provimin e Jurisprudencës.
Ajo akuzoi ministrin Tahiri se ka çuar lista mirëpo lidhur me këtë, hasi në kritika të ashpra nga opozita.
Driton Selmani, i tha ministres Haxhiu se në pushtet, nuk folet kështu, por nëse ka fakte, ato çohen në Prokurori.
Kryetar, i ndjeri akademik, Mark Krasniqi e ka pasë një libër me titull ‘Mos fol gojë, pa nevojë’, dhe kam përshtypje se më së shumti i shkon kësaj ministre, s’po e përmendi. Thotë unë kam informata që Komisioni paraprak me listë kush me shku aty. Pa Aleksandër Lumezin dhe Fejzullah Hasanin s’ka mujtë asni listë me kalu, nëse ke lista coi more në Prokurori, Lumezi është hala kryeprokuror. Ministre, sa keni qenë deputete, në opozitë, najherë edhe shpifjet edhe fjalët e tepërta munden me u kuptu, jo me u mirëkuptu, po tash në pushtet, mos folni morë kësaj fjalë. Kush më garanton sot mu që ti s’e ke bo një listë edhe ia ke cu Komisionit? Unë m