Aksident mes tri veturave , dy të lënduar

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pak më parë në Hajvali

Nga ky aksident janë lënduar dy persona. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:30, në Hajvali, ka ndodhur një aksident trrafiku rrugor. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal“, ka thënë Ahmet