Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se janë në hall të madh dhe se kanë frikë që arsimi në vend të kthehet në një situatë të pakëndshme.
Në tryezën e AAK-së për pagat në sektorin publik, Jasharaj tha se janë të detyruar të thërrasin veprime sindikale nëse Qeveria dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, nuk i takojnë.