Ekspertët: Me 50 mijë infektime ditore, vdesin 400 njerëz

Gjermania po përballet me një valë të 4 të pandemisë së Covid-19 ku shifrat ditore të infektimeve dhe rritja e fataliteteve ka ngritur kambanën e alarmit në vend. Presidenti i Institutit Shëndetësor Robert Koh, ka bërë një thirrje për marrjen e masave kundër koronavirusit.

“Nëse 50,000 njerëz infektohen në një dite, 400 prej tyre do të vdesin dhe ne duhet të bëjmë diçka që kjo të ndryshojë”- tha ai. 

Pavarësisht masave të vendosura, presidenti i institutit Rober Koch theksoi se ato nuk mjaftojnë pasi sipas tij qytetarët Gjerman duhet të reduktojnë kontaktet dhe të anulohen evenimentet ku janë pjesëmarrës shumë persona.

Numri i personave të pavaksinuar në Gjermani aktualisht është rreth 15 milionë dhe lëvizja e tyre në mënyrë të pakufizuar ka bërë të mundur përhapjen e infeksionit tek të tjerët duke shënuar shifra rekord infektimesh.

Aktualisht vendi po përballet me një kolaps në sistemin shëndetësor ku gjendja është kritike në spitale pasi shumica e tyre po tejmbushen.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT