Teksa bota po përballet me rritjen e çmimit të naftës dhe të gazit, Presidenti amerikan Joe Biden ka ndërmarrë një nismë në përpjekje për të frenuar këtë trend.

New York Times raporton se Presidenti Biden ka urdhëruar hedhjen në treg të 50 milionë Dollarë fuçi nafte nga rezervat strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qëllim për të ulur çmimin e naftës. Një veprim të tillë pritet ta marrin edhe vende të tjera si të tjera si Kina, India, Japonia, Britania e Madhe dhe Koreja e Jugut.

Masat e reja synojnë të ndikojnë në tregjet globale, por po ashtu edhe tek votuesit amerikanë, që po ndeshen me rritjen e inflacionit dhe të çmimeve para festave të fundvitit.

Çmimet e benzinës gati janë dyfishuar krahasuar me një vit më parë. Rezervat Strategjike të Naftës janë një sasi nafte që ruhet për situata emergjente si fatkeqësi natyrore apo çështje të sigurisë kombëtare. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 620 milionë fuçi nafte në rezerva, më e madhja në botë.

Sipas statistikave amerikanët konsumuan 20.7 milionë fuçi nafte në ditë gjatë Shtatorit. Kjo nënkupton që sasia e hedhur në treg nga rezervat është e barabartë me nevojat për dy ditë e gjysmë.

Pavarësisht këtij vendimi të Biden, mbetet për t’u parë se si do të ndikojë në çmimin e naftës në tregjet globale. 

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT