Tashmë janë detektuar disa parregullsi në punën e kompanisë së transportit “Besa Trans”, pronë e të cilës ka qenë autobusi.

Kompania ka pasur licencë për transport ndërkombëtar por jo edhe licencë për automjetin në fjalë.

Automjeti i djegur nuk ka qenë i lajmëruar dhe nuk është në bazën elektronike të ministrisë së Transportit.

“Për shkak të dëshmive të deritanishme se transportuesi ka bërë transport pa licencë për automjetin, në bazë të Ligjit për transport në trafikun rrugor, Ministria e Transportit ka filluar procedurë për marrjen e licencës për punë. Gjithashtu qeveria angazhoi inspektoratin e transportit të bëjë inspektim të jashtëzakonshëm të punës së kompanisë.”- deklaroi Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli tre ditë zie në të gjithë territorin. Flamujt janë ulur në gjysmështizë. Ditë zie shpalli edhe Bullgaria për ditën e nesërme, në të gjithë territorin e saj./ALSAT

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT