Çfarë ndodhi sot në asamblenë komunale?!

Sot në asamblenë komunale në Suharekë kanë dhënë betimin 31 Asambleist/e si dhe kryetari Muharremaj.

Pas betimit të asamblesitëve është vazhduar me rendin e ditës: Zgjedhja e Kryesuesit të Asamblesë.

Votimi ka përfunduar në raundin e parë, ku Bexhet Kuqi nga AAK është rizgjedhur kryesues i asamblesë për herë të dytë radhazi me 19 vota për kundrejt 12 votave tjera që ishin për kundërkandidatin nga LDK-ja.

LDK ka gjithsejt 9 asamblesitë, dhe grupi parlamentar i VV-së ka deklaruar publikisht që mbështet kandidatin e LDK-së. Por si duket një votë nga VV ka devijuar nga vendimi i partisë dhe ka shkuar në adresë të z.Kuqi.

AAK me gjithsejt 12 asamblesitë, publikisht mori përkrahje nga Nisma Social Demokrate e cila ka vetëm një votë në asamble, ndërsa 6 votat tjera duket që iu mundësuan nga PDK dy individë të tjerë të cilat nuk kanë treguar publikisht se kë e mbështesin.

Në fund Muharremaj, falënderoj të gjithë asamblesitët e kësaj legjislature si dhe ata të kaluarit, duke mos harruar ti kujtoj dhe përshëndes edhe kryetarët të cilët në të kaluarën kanë udhëhequr me Komunën e Suharekës, në fund Muharremaj buqetën me lule që i’u në momentin e betimit ia dhuroj Falmur Bytyçit, djalit të ish kryetarit Ukë Bytyçi i cili dha betimin si asambleist i LDK-së.