Sikurse të gjithë prindërit e rinj, edhe babai Ryan Golinski ishte i shqetësuar tejmase për shëndetin e bebes së tij.
Aq i shqetësuar saqë investoi 300 dollarë në një pajisje e cila monitoron nivelin e oksigjenit të bebes dhe rrahjen e zemrës derisa foshnja fle, shkruan KidSpot.
Kjo pajisje quhet Owlet Smart Sock.
“Natën e kaluar rreth orës 3 të mëngjesit, pajisja nisi të lëshoj alarmin dhe diçka nuk ishte në rregull. Ne menduam se është alarm i rrejshëm sepse pajisja thoshte se bebja ka 286 rrahje zemre në minutë”, ka treguar babai.
“Tri herë e ristartuam pajisjen, por rrahjet e zemrës i tregonte njëjtë”, ka shtuar ai.
Prindërit nxituan dhe e dërguan beben në spital dhe mjekët iu thanë se foshnja kishte rënë në një gjendje të quajtur ‘Supraventricular tachycardia’, ku zemra përshpejtohet së tepërmi nga gjendja normale.
Foshnja shpëtoi fatmirësisht dhe babai tha se ndihet krenar që investoi në këtë pajisje