Gjenerallejtënant Rrahman Rama ka dhënë dorëheqje nga posti i komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Mediat kanë raportuar nga burime brenda FSK-së se gjenerallejtënant Rama e ka nënshkruar dorëheqjen mëngjesin e të martës.
Pas presioneve të vazhdueshme nga udhëheqja politike, që po përgatiste shkarkimin e tij, gjenerallejtënant Rama ka vendosur t’i japë fund para kohe qëndrimit në krye të Ushtrisë së Kosovës, shkruan “Albanian Post”.
Sipas burimeve të “Albanian Post”, komandant i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të emërohet gjeneralmajor Bashkim Jashari.