Sot, më 30.11.2021, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Policia e Kosovës ka pranuar një donacion me pajisje nga Ambasada Amerikane në Kosovë, gjegjësisht INL (Byroja Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit- Ambasada Amerikane në Kosovë) në koordinim me DOJ-ICITAP. Pranim-dorëzimi i donacionit u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti si dhe z. Shawn Waddoups Drejtor i INL. Në kuadër të fushatës “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës” Policisë së Kosovës i’u dhuruan donacion 306 pako të ndihmës së parë dhe kartela të viktimave të krimit dhe dhunës në familje në tre gjuhë. Donacioni i pranuar sot kishte, poashtu pajisje të avancuara antidronë që do të mbështesin Policinë e Kosovës në luftimin e dukurive negative dhe aktiviteteve kriminale. Policia e Kosovës, pranoi edhe 880 pako me maska mbrojtëse si dhe 8000 jelek vezullues. Donacionet e tilla janë një mbështetje e çmuar dhe Policia e Kosovës falënderon Ambasadën Amerikane, INL dhe ICITAP për bashkëpunimin si dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës në fusha të ndryshme policore.
—Today, on 30.11.2021, at the premises of the General Directorate, Kosovo Police received a donation from the US Embassy in Kosovo, namely INL (International Bureau of Narcotics and Law Enforcement-US Embassy in Kosovo) in coordination with DOJ -ICITAP. The donation was signed by the General Director of Kosovo, Mr. Samedin Mehmeti and INL Director Mr. Shawn Waddoups.As part of “16 days of activism against gender-based violence “campaign Kosovo Police received 306 first aid packages and cards of domestic violence crime in three languages. The donation received today included also advanced anti-drone equipment that will support the Kosovo Police in combating negative phenomena and criminal activities. Also, KP received 880 packages with protective masks as well as 8000 safety vests.Such donations are a valuable support and the Kosovo Police thanks the US Embassy, INL and ICITAP for their cooperation and support of in various Kosovo Police areas.