Këto do të jenë Krishtlindjet e para që familja Biden do t’i festojë në Shtëpinë e Bardhë.Tema për dekorin e të gjithë rezidencës ishte “dhuratë nga zemra”.

Gjërat që ne i konsiderojmë të shenjta janë ato që na bashkojnë dhe falë tyre kapërcejmë distancën, kohën, madje edhe kufizimet e një pandemie. Besimi, familja dhe miqësia, dashuria për artet dhe natyra, sigurisht edhe mirënjohja, uniteti dhe paqja. Këto janë dhuratat që lidhin së bashku kuptimin e jetës tonë”, shkruan çifti Biden.
