Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot temperaturat pritet të jenë pak më të larta se dje, shkruan Gazeta Sinjali.Sipas IHMK-së, në orët e para të mëngjesit parashihen ngrica të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve por edhe për këmbësorë. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius.
