Gjobitet kirurgu në Austri, ia preu gabimisht pacientit këmbën e djathtë, në vend të së majtës

Një kirurg në Austri është gjobitur pasi preu këmbën e gabuar të një pacienti në fillim të këtij viti.Pacientit të moshuar i është hequr këmba e djathtë në vend të së majtës, me gabimin e zbuluar vetëm dy ditë më vonë, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.Të mërkurën, gjykata në Linz e shpalli fajtore 43-vjeçaren për neglizhencë të rëndë dhe e gjobiti me 2,700 € (2,296 £).E veja e pacientit, e cila vdiq para se çështja të vinte në gjykatë, nga qeveria austriake iu dhanë 5000 euro dëmshpërblim.Pacienti ndoqi klinikën në Freistadt, majin e kaluar për t’i amputuar këmbën, por kirurgu ia heqi këmbën e gabuar për amputim

Gabimi u identifikua gjatë një ndërrimi rutinë të fashës dhe pacientit iu tha se do t’i duhej të amputohej edhe këmba tjetër.Në atë kohë, spitali tha se incidenti kishte ndodhur si “rezultat i një sërë rrethanash fatkeqe”. Drejtori i saj kërkoi falje publike në një konferencë shtypi.Në gjykatë, kirurgu tha se kishte pasur një defekt në zinxhirin komandues në sallën e operacionit.