Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot do të karakterizohet me reshje kryesisht bore, shkruan Gazeta Sinjali.“Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -5 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.Meteorologët parashikojnë se do të fryjë erë e dobët dhe mesatarisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit.
Kushtet biometeorologjike, sipas këtij instituti, do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre parametrave aktivë meteorologjikë
