Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.
Sipas ministrisë, gjatë kësaj periudhe janë shënuar 19 raste të reja të infektimit me koronavirus, ndërsa janë shëruar 6 pacientë.
Aktualisht raste aktive me Covid-19 janë 331.
