Stinori vjeshtor dhe faza e dytë e Superligës së Kosovës në futboll mbyllet sot me dy ndeshje mjaftë interesante.
Pa dyshim, se e gjithë vëmendja do të jetë në Suharekë aty edhe ku do përcaktohet kampioni vjeshtor mes Ballkanit dhe Gjilanit, shkruan Sheshi.info
Përballja e parë këtë edicion u mbyllë me barazim në Gjilan, me rezultatin 1-1 pas 90-të minutave shumë dramatike.
Ndeshja tjetër do të zhvillohet në Malishevë, aty ku skuadra me po të njëjtin emër do t’i bëjë konak Dukagjinit të Klinës.