[FOTO] Bora Zemani përfundon në spital

Personazhi më i komentuar kohëve të fundit, Bora Zemani është shtrirë në spital.

Lajmin e ka bërë të ditur shoqja e saj e ngushtë, Semi Jaupaj. Ajo ka postuar një fotografi nga spitali ku ka shkuar për vizitë.

“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, ka shkruar Semi.

Ende nuk dihet se çfarë problemi shëndetësor ka Bora, por që urojmë ta kalojë sa më shpejt.