Arrestohet një e mitur pasi rrahu një infermiere

Një vajzë e mitur është arrestuar dje në orën 19:13 në Gjakovë, nën dyshimin se ka rrahur një infermiere, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës njofton se infermierja në fjalë ishte në vendin e punës kur u sulmua nga e mitura.

Është arrestuar e dyshuara  e mitur, pasi që ka sulmuar fizikisht në vendin e punës infermieren femër kosovare”, njofton Policia.

Shkaku i këtij sulmi, infermierja ka pranuar tretman mjekësor.