Foto e rrallë e Ukë Bytyçit: Bali Muharremaj e kujton me fjalë të mëdha

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj me fjalë të mëdha e me një foto të rrallë ka kujtuar ish-kryetarin Ukë Bytyçi.

Njeri të pushkës e të librave, në ballë të demostratave për liri, të patrembur e me shumë vizion, janë disa nga fjalët që Muharremaj zgjedh ta kujtojë Bytyçin.

“Ukën edhe t’pushkës dhe t’librave…

Ukën në ballë t’demostratave për liri e demokraci…

Ukën e patrembur Suhareka kurrë nuk e harron !

Ashtu siç e mbaj mend, me shumë vizion, me shumë përkushtim për jeten dhe vendin.

I paharrueshmi Ukë Bytyçi”, ka shkruar Muharremaj