Kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha të mërkurën se qeveria e tij do ta bëjë më të lehtë për punëtorët e huaj të emigrojnë në Gjermani dhe të integrohen atje. Gjithashtu, ai tha se do të luftonte kundër ekstremizmit të djathtë, të cilin e konsideron kërcënimin më të madh për demokracinë e vendit të tij.“Ne jemi një shtet emigracioni, nëse huazoj një term nga presidenti ynë, një vend me një të shkuar emigracioni. Por duhet të punojmë për t’u bërë një vend më i mirë për integrimin e të tjerëve”, tha ai në fjalën e parë në Bundestagun gjerman që pas marrjes së detyrës.Qeveria e re gjermane, e formuar në mënyrë të paprecedentë nga 3 parti, Social Demokratët, Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë, planifikon të lehtësojë edhe procedurat për marrjen e nënshtetësisë gjermane dhe heqjes së kufizimit për pasjen e nënshtetësive të tjera.Në vitet e fundit, Gjermania është shndërruar në destinacionin e preferuar për emigrantët, që kërkojnë azil ose punë në shtetin me ekonominë më të fuqishme të Bashkimit Europian. Përjashtim nga kjo nuk kanë bërë as shqiptarët. Në vitin 2019, 4000 shqiptarë kanë marrë vizë pune në Gjermani, ndërsa gjatë vitit 2020, për shkak edhe të pandemisë së koronavirusit, kjo shifër ka qenë dukshëm më e ulët, vetëm 600.
Kancelari gjerman ka një lajm të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani
- Fjolla Bytyqi
- December 15, 2021
- 2:15 pm
Dalin pamjet nga aksidenti i djeshëm në Suharekë ku mbetën të vdekur dy persona [VIDEO]
E diela ishte ditë tragjike për familjet Aliti e Gashi nga Prizreni. Dy të rinj u aksidentuan me një veturë në Shirokë të Suharekës dhe
Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në Suharekë, ku dy persona kanë vdekur.
Në aksident janë të përfshirë një motoçikletë dhe një veturë. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu, i cili bëri të
Haris Shala, është 25-vjeçari shqiptar me origjinë nga Suhareka që humbi jetën në Itali
Haris Shala, është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën pas përplasjes së dy kamionëve në Verona, Itali. Harisi ka lindur në Shkodër në vitin 1999, përderisa
Osmani sot pasdite përballë Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit në OKB
Osmani sot pasdite përballë Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit në OKB Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit
Rasti i ‘Albkings’: Prokuroria del me thirrje për të vajzat e dëmtuara që u janë shpërndarë fotografi
Prokuroria u ka bërë apel vajzave të dëmtuara nga veprimtaria e grupit ‘Albkings’ në Telegram, që të paraqiten në stacionet policore për të dëshmuar kundër
Bëhet virale videoja ku gruja e vrarë nga burri ishte personi që dikur e sëmurë me kancer dërgoi 50 euro për tërmetin në Shqipëri, Alaudin Hamiti tregon të vërtetën
Një video po bëhet virale në TikTok, ku shihet moderatori Alaudin Hamiti i cili flet në linjë direkte me një grua gjatë periudhës kur po