Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth tentim grabitjes që ka ndodhur në një lokal në Suharekë.
“Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në një lokal, një person i panjohur duke prezantuar një thikë ka tentuar të kryej grabitje, por nuk ka arritur dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësia policore ka arrit të identifikojnë dhe të arrestoj të dyshuarin mashkull kosovar. Si prova materiale është konfiskuar një thikë, një sprej, një palë dorëza, një maskë dhe një palë pantallona. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po ashtu në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se: Viktima femër kosovare nga Suhareka ka pranuar trajtim mjekësor, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.