KKSB-ja ka mbajtur takimin e radhës
Anëtarët e KKSB-së (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi), në takimin e rregullt pune që u mbajt sot, në mes tjerash kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Vlerësimi i përgjithshëm në territorin e Komunës së Suharekës;
- Vetëdijësimi për rrezikun e përdorimit të mjeteve piroteknike;
- Komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët nga ana e Policisë në komunitet;
- Përgatitja e planit të veprimit për KKSB për vitin 2022.
Kryesuesi i takimit, Bali Muharremaj, kryetar i Komunës, pasi ka hapur takimin dhe ka njoftuar të pranishmit me Rendin e Ditës, më pastaj ka ftuar anëtarët e KKSB-së për të diskutuar lidhur me temat e parapara për këtë takim.
Pjesë e takimit ka qenë edhe nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka dhe anëtarët e këtij këshilli.
Pas diskutimit të temave të rendit të ditës, në fund kanë dalë këto rekomandime:
- Të ketë bashkëpunim në mes të qytetarëve dhe Policisë, lidhur me raportimin e rasteve që e rrezikojnë sigurinë e përgjithshme të qytetarëve.
- Të caktohet lokacioni te Tregu Javor për shitjen e mjeteve piroteknike nga data 25 dhjetor 2021 deri më 02 Janar 2022.
- Mbajtja e ligjeratave nga anëtarët e KKSB-së në Gjimnazin “Jeta e Re” me temë: Mobilizimi i të rinjve për parandalim të hershëm të dukurive negative dhe; -Mjetekt e rrezikshme të pa-shpërthyera, të mbetura nga lufta po ashtu edhe për mjetet piroteknike.
- Bashkëpinimi me qytetarë dhe komunikimi lidhur me fushat e sigurisë dhe për problemet në përgjithësi që i preokupojnë qytetarët.