Diell e vranësira/ Parashikimi i motit për sot

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë rrezet e diellit në intervale të shkurta, shkruan Gazeta Sinjali.Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat do të lëvizin nga -1 deri në 3 gradë Celsius. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.