Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që dyshohet se e ka kanosur dhëndrin e tij, të cilin ka tentuar ta therë me thikë, raporton Gazeta Sinjali. 

Si filloi e gjitha?

Një burrë nuk e kishte gjetur gruan e tij kur ishte kthyer në shtëpi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:30. Pasi ishte njoftuar nga ajo përmes telefonit që ndodhet të prindërit e saj, ishte nisur për në rrugën “Naim Delvina”, në Prishtinë. 

Me të mbërritur aty, miku i tij, vëllai i gruas, kishte dalë me një thikë në dorë, duke tentuar që ta godas. 

Ai nuk e kishte lënë më pas, sipas dëshmisë së burrit të siguruar nga Gazeta Sinjali, miku ka hipur në veturën e tij me të cilën e ka ndjekur dhëndrin për ta therur me thikë. 

Çka deklaroi miku para hetuesve?

I dyshuari për “Kanosje” e ka pranuar se ishte ai që ia hapi derën dhëndrit, por e mohon që ka pasur thikë në dorë. 

Ai po ashtu nuk e fshehu që e ka ndjekur me veturë burrin e motrës së tij, por thotë se ata nuk kanë pasur asnjë kontakt fizik. 

Pas intervistimit, prokurori ka dhënë urdhër që ndaj tij të hapet rasti “Kanosje”./GazetaSinjali/

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT