Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri nuk do të marrë pjesë në protestën e nesërme të organizuar në Tiranë, kundër vizitës së Aleksandar Vuçiq dhe idesë ”Ballkani i Hapur”.

Kështu kanë bërë të ditur për Klankosova.tv, nga qendra e kësaj lëvizjeje në Tiranë.

”Qendra e Lëvizjes në Shqipëri nuk ka planifikuar aktivitet në ditën e nesërme me rastin e sipërpërmendur”, është përgjigjia që ka pranuar Klankosova.tv kur ka pyetur nëse do i bashkohen protestës.

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka paralajmëruar protestë përballë kryeministrisë në Shqipëri, për të hënën në ora 16.00.

Sipas Berishës kjo protestë do të bëhet kundër vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit antikombëtar Rama-Vuçiq.

Mbledhja e protestuesve do të bëhet te selia e Partisë Demokratike, e pastaj për t’u nisur së bashku drejt kryeministrisë shqiptare.

Tirana do të jetë qyteti mikpritës për takimin e radhës së Ballkanit të Hapur, që kësaj here veç Këshillit të Atlantikun do të përfshihet edhe Komisioni Europian.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT