Lexuesit e Telegrafit kanë arritur të përzgjedhin lojtarin më të mirë në BKT Superligën e Kosovës, pas stinorit vjeshtor.

Në 90 ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit kosovar, u realizuan plotë 191 gola, që i bije 2.12 gola për ndeshje.

Lojtarët e skuadrave të ndryshme impresionuan me paraqitjet e tyre, derisa mediumi ynë u ofroi lexuesve që të përzgjedhin lojtarin më të mirë për këtë pjesë të parë të sezonit.

Ermal Krasniqi i Ballkanit është votuar si më i miri nga lexuesit e Telegrafit, duke fituar 42 për qind të votave.

Krasniqi është i ndjekur nga afër prej Gerhard Prognit të Gjilanit dhe Valmir Veliut.

Më poshtë mund të shikoni se sa vota kanë marrë treshja në votimet e bëra prej lexuesve:

1) Ermal Krasniqi 906 vota / 42%

2) Gerhard Progni 501 / 23%

3) Valmir Veliu 185 / 9% /Telegrafi/

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT