Lumbardh Dellova do të kthehet në Superligën e Kosovës, pas gjashtë muajsh te Hajduku.
Mbrojtësi ka vendosur që ta vazhdojë karrierën në Kosovë, ku ka arritur marrëveshje me Ballkanin.
Madje sot pritet të bëhet prezantimi i tij te klubi suharekas
Për mbrojtësin ishin të interesuar edhe klube të tjera në Superliga, por ai vendosi që të shkojë në Ballkan.Dellova sezonin e shkuar u shpall kampion me Prishtinën.