Qeverisja Muharremaj II dhe drejtorët e rinjë

Kanë kaluar rreth dy muaj që kur kryetari Bali Muharremaj ka fituar zgjedhjet lokale të 17 tetorit, për të vazhduar kështu të qeverisë me Suharekën edhe për një mandat katër vjeçar.

Muharremaj do të jetë kryetar i komunës së Suharekës edhe për katër vite, mirëpo kush do të jenë udhëheqësit e drejtorive në komunën e Suharekës. 

Pas zgjedhjes së kryesuesit të asamblesë komunale z.Bexhet Kuqi (AAK), tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi i emrave të drejtorëve të rinj.

Suhareka Express nga burimet e saj brenda zyrës së kryetarit ka mësuar, se tashmë Muharremaj pothuajse ka përfunduar listën me emrat e drejtorëve me të cilët do të udhëheqë, mirëpo, gjithmonë sipas këtyre burimeve Muharremaj ka vendosur që të mos e zyrtarizoj deri në Janar 2022. 

Mësohet se PDK do të udhëheqë me drejtorinë e Financave dhe Drejtorinë e Kadastrit, një koalicion paszgjedhor ky që i mundëson shumicën në kuvend Muharremajt.

Suhareka Express mëson se ndryshime do të ketë në shumicën e drejtorive, ose vetëm 3 ose 4 drejtori do të udhëhiqën nga të njëjtit që janë tani.