Klubi i Ballkanit ka prezantuar lojtarin më të ri, bëhet fjalë për mbrojtësin, Lumbardh Dellova, i cili sezonin e kaluar u shpall kampion me Prishtinën.
Dellova i bashkohet Ferronikelit nga klubi i njohur Hajduku Splitit.
Njoftimi i plotë i Ballkanit:
Të dashur tifozë 🧡🖤
🤝 Klubi i Ballkanit ka kënaqësinë që pas një periudhe të gjatë të negocimeve të prezantojë mbrojtësin, 𝗟𝗨𝗠𝗕𝗔𝗥𝗗𝗛 𝗗𝗘𝗟𝗟𝗢𝗩𝗔 !
23 vjeçari që u shpall kampion me Prishtinën sezonin e kaluar dhe ishte një nga lojtarët më të dalluar , nga dita e sotme do të mbrojë ngjyrat e ekipit tonë.
✍🏻 𝗟𝘂𝗺𝗯𝗮𝗿𝗱𝗵 𝗗𝗲𝗹𝗹𝗼𝘃𝗮 ka firmosur një kontratë për 3 vite me Ekipin tonë dhe është një armë e fortë që na shtohet në mbrojtje.𝗗𝗲𝗹𝗹𝗼𝘃𝗮 më parë është aktivizuar me ekipe si Liria , Prishtina dhe Hajduku Splitit prej ku bashkohet në radhët tona.
🤝 Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje mbrojtësit më të ri dhe shumë suksese me ekipin tonë. Mirësevjen kampion 💪🏻
🧡🖤 Na priftë e mbara Suharekë