Ballkani prezanton një super-transfer

Klubi i Ballkanit ka prezantuar lojtarin më të ri, bëhet fjalë për mbrojtësin, Lumbardh Dellova, i cili sezonin e kaluar u shpall kampion me Prishtinën.

Dellova i bashkohet Ferronikelit nga klubi i njohur Hajduku Splitit.

Njoftimi i plotë i Ballkanit:

Të dashur tifozë 🧡🖤

🤝 Klubi i Ballkanit ka kënaqësinë që pas një periudhe të gjatë të negocimeve të prezantojë mbrojtësin, 𝗟𝗨𝗠𝗕𝗔𝗥𝗗𝗛 𝗗𝗘𝗟𝗟𝗢𝗩𝗔 !

23 vjeçari që u shpall kampion me Prishtinën sezonin e kaluar dhe ishte një nga lojtarët më të dalluar , nga dita e sotme do të mbrojë ngjyrat e ekipit tonë.

✍🏻 𝗟𝘂𝗺𝗯𝗮𝗿𝗱𝗵 𝗗𝗲𝗹𝗹𝗼𝘃𝗮 ka firmosur një kontratë për 3 vite me Ekipin tonë dhe është një armë e fortë që na shtohet në mbrojtje.𝗗𝗲𝗹𝗹𝗼𝘃𝗮 më parë  është aktivizuar me ekipe si Liria , Prishtina dhe Hajduku Splitit prej ku bashkohet në radhët tona.

🤝 Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje mbrojtësit më të ri dhe shumë suksese me ekipin tonë. Mirësevjen kampion 💪🏻

🧡🖤 Na priftë e mbara Suharekë