Kryetari i komunës z.Bali Muharremaj përmes një postimi në facebook ka kërkuar nga organet kompetente zgjidhje sa më të shpejtë për krizën energjetike.

Muharremaj ka theksuar se reduktimet e energjisë elektrike, ndikojnë ndjeshëm në funksionimin e jetës së qytetarëve dhe zhvillimit të biznesëve.

Postimi i plotë:

Pa energji elektrike Komuna e Suharekës po edhe e tërë Kosova, do ta ketë të vështirë përballjen me reduktime.

Jo vetëm amvisëria por edhe bizneset e kanë të pamundur të funksionojnë, me mungesen e energjisë elektrike.

Ardhja e mërgimtarëve dhe festat e fundvitit, janë edhe një arsyje shtesë që kjo çështje është dashur të mendohet më herët.

Institucionet përkatëse duhet ta mendojnë me
urgjencë, zgjidhjen e kësaj situate të vështirë.

Justifikimi nuk është gjithmonë zgjidhja e duhur, andaj edhe unë si qytetar, por edhe si kryetar komune, kërkoj që ta gjeni zgjidhjen e duhur për qytetarët.

Bali Muharremaj

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT