Dy djelmoshat nga Suhareka gati për derbin më të zjarrtë të trojeve shqiptare

Sonte luhet derbi më i zjarrtë lokal në trojet shqiptare ndërmjet Partizanit dhe Tiranës

Në këtë ndeshje do të jenë protagonistë edhe dy futbollistë nga Suhareka, Esat Mala që luan me Partizani dhe Vesel Limaj me Tiranën.

Madje, Limaj ishte vendimtar në derbin e kaluar që Tirana e fitoi me rezultat 1-0, me golin e vetëm të shenuar nga djaloshi nga Suhareka.

Ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës luhet sonte në Air Albania me fillim nga ora 19:45.

Në tabelë pas 14 xhirove më mirë qëndron Tirana e Limajt që është lidere me 30 pikë, derisa Partizani i Malës është në vendin e pestë me 18 pikë.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT