Beatrix dhe Donaldi kanë pasur një diskutim pas spektaklit të mbrëmjes së kaluar dhe u duk se ka një krisje në marrëdhënien e tyre.
Edhe pse nuk dihet ende se çfarë po ndodhë mes tyre, ka sinjale se raporti i tyre mund të prishet brenda shtëpisë së Big Brother Vip, shkruan Sinjali.
Më poshtë gjeni diskutimin mes tyre:
Beatrix: E mban mend si më ke folur te krevati për punën e Sarës? Më the nuk e mbaj mend çfarë ke thënë te krevati. Por ajo mënyra ishte shumë e keqe.
Donald: Më fal.
Beatrix: Duhet ta mbroje nga unë? Mendon se mund të kishe gjetur mënyrë më të mirë për të ma thënë?
Donald: Ke të drejtë. Dëgjo, e mban mend muhabetin e PM dhe Dagz?
Beatrix: Nuk ka lidhje. Ishte thjesht muhabet tekash, nuk kishte lidhje me PM por mënyra se si m’u drejtove nuk ishte e hijshme, se u duk se e bëra me tendencë.
Donald: Më fal.
Beatrix: Po ti prapë nuk e kuptove.
Donald: E kuptoj dhe dua ta kuptosh dhe ti pjesën time.
Beatrix: Nëse nuk kemi përputhshmëri mendimesh me e kuptu njëri-tjetrin, atëherë nuk di… M’u ktheve kundër, m’u ktheve keq. Toleroj shumë.